Ndërsa ditën e nesërme në orën 10:00 Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe pritet të ketë tensione për shkak të aksionit të opozitës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi do të udhëtojë drejt Francës.
Rama do të jetë në Paris, pasi do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku pritet të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Mësohet gjithashtu se ftesën, dy kryeministrat shqiptarë, e kanë marrë nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Nesër kaos në Kuvend, Edi Rama ‘ia mbath’ drejtNesër kaos në Kuvend, Edi Rama ‘ia mbath’ drejt
Duke qenë se do të jetë në Paris, Rama nuk do të marrë pjesë as në konferencën për shtyp për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.
Prezantimi i raportit do të bëhet nesër nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.
Diskutime rreth kësaj post