Kryeminsitri Edi Rama duke folur në Asamblenë e Zgjeruar të PS në qytetin e Durrësit, është ndalur te reforma në drejtësi, e cila sipas tij po tregon se iti i pandëshkueshmërisë ka rënë.
Rama tha se të shohësh ish-bashkëpuntorët në burg nuk është gjë e lehtë, por është gjëja e duhur.
Ndërsa theksoi se gjatë këtij viti në vendin tonë ka rënë ndjeshëm numri i vrasjeve.
“Shqipëria është vend i vjedhjes më të ulët të shtëpive në të gjithë Europën. Këtë vit kemi një rënie drastike të rasteve të vrasjes dhe gjëja që dëgjon nga turistët që vijnë në Shqipëri, është siguria. Siguria do të bëhet një mall i shtrenjtë. Ky është një moment i rëndësishëm për ne. Sigurisht ka dhe më mirë, por ne kemi hyrë në një fazë tjetër.
Lufta për Reformën në Drejtësi do ta na çoje atje ku duhet, tashmë kanë filluar të shikohen shenja domethënëse. Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, kur disa kohë më parë dukej i pamundur. Dita kur sheh një ministër në burg ka ardhur. Ka ardhur, jo për të ikur, por për të qenë pjesë e jetës shoqërore ku kush del nga rruga e zotit dhe e ligjit duhet të përballet me ligjin. Kush merr besimin, mbështetjen e njerëzve dhe pastaj me forcën i jep detyra kërkon të fitojë në mënyrë të paligjshme do të përballet me ligjin.
Dhe kur ne thoshim, duam një drejtësi që të godasë majtas e djathtas, shumë kush thoshte se është propagandë, por faktet kanë treguar të kundërtën.
Nuk është e lehtë dhe e kënaqshme kur sheh njerëz që ke ndarë rrugën tënde, papritur shfaqin një tjetër fytyrë pasi janë janë përzier në punë që nuk janë punë e përbashkët. Por nga ana tjetër, është gjëja e duhur”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post