Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme e akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit refuzoi dje të paraqitej përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore (Byrosë Kombëtare të Hetimit”. Por për këtë vendim të Berishës dhe jovetëm dje ka folur edhe avokat Ngjela, i cili ka treguar pse kreu i “Foltore” nuk paraqitet para SPAK. “Të shohim se si do veprojë SPAK, ai mund të bëjë ca të dojë por që është në dorë të SPAK. Berisha thotë nuk më ka ardhur këtu nuk më ka ardhur atje. Ai është njeri i papërgjegjshëm fare. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh nën akuzë, ke humbje mendore kur je nën akuzë dhe ai ka humbje mendore”, deklaroi ai. Po ashtu, Ngjela tregoi se si do të dështojë skema e Berishës për të çuar vendin në kaos, ndërsa paralajmëroi arrestime “VIP” në Shqipëri. “Le të shohim kur ti bëjë, por ai nuk ka mbështetës më. Ku i ka mbështetësitë Berisha? Çdo protestë është e ligjshme, le ta shohim kur ta bëjë protestën. Kjo është luftë antikorrupsion dhe SPAK shkoi i tëri në Uashington. Do vazhdojë lufta antikorrupsion dhe si do të vazhdojë kjo duhet parë hap pas hapi”, u shpreh ai.
Kaosi në Kuvend
Më tej avokati Spartak Ngjela ka komentuar tensionet në Kryesinë e Kuvendit, ku deputetët e opozitës, disa prej tyre të përjashtuar, nuk u lejuan të hynin. Ngjela deklaroi se deputetët e opozitës nuk kanë të drejtë të hyjnë në Parlament, pasi janë të përjashtuar pasi kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë primitive. “Ata nuk kanë të drejtë, kur përjashtohesh, përjashtohesh, pse do të hynin, i gjithë problemi qëndron se pse u përjashtuan, u përjashtuan sepse nuk lejuan të bëhet seanca plenare. Ata shkelën Kushtetutën në mënyrë primitive. Salla e Kuvendit nuk është e shqetësuar. Nuk ka protesta në Kuvend. Madje shumë prej tyre i kanë toleruar, Parlamenti nuk prishet. Gjithçka bëhet me zgjedhje. As Lenini nuk e bëri këtë. Saliu ndryshoi Kushtetutën. Nëse do të ishin në një vend perëndimor, do ta çonin te një psikiatër. I vetmi vend ku Berisha fiton pafajësinë e tij është Gjykata”, tha ai.
SPAK-u do pastrojë politikën shqiptare me arrestime
Ndërkohë më herët avokat i njohur, Spartak Ngjela ka treguar përmes një analize në rrjetet sociale se si SPAK-u do pastrojë politikën shqiptare me arrestime. “Sigurisht që ka një lidhje: është lufta antikorrupsion në Tiranë dhe nënkuptimi real se, të dhjetë prokurorët e SPAK, janë thirrur në Uashington për forcimin e luftës antikorrupsion në Shqipëri. Po të korruptuarit më të trembur ku janë? Sigurisht që janë në Parlament dhe nëpër rrethet e krimit të organizuar në Shqipëri. Këtu vjen e bëhet lidhja e kësaj kohe politike: frika e të korruptuarve që iu drejtua shkatërrimit të sallës së Kuvendit të Shqipërisë; është relacion i drejtpërdrejt i shqetësimit psikik që i ka trembur, dhe që i ka shtyrë në akt drejt shkatërrimit ambiental. Në fakt ky është një gjest që tregon humbjen e perspektivës së një lëvizjeje politike, sepse autori e ka kuptuar që nuk e pranon shoqëria. Nivel i ulët ky, sepse ajo nuk është shenjë force, por shenja e një shqetësimi të brendshëm që e krijon humbja. Dhe humbja e tyre dihet se tani është në dorë të procedurave penale të SPAK. E pra, është padia penale që ka filluar kundër Saliut dhe burrit të vajzës së tij, që, brenda frikës, i hodhi në një revoltë jashtë arsyes politike. Dhe dihet tani se padia kundër Saliut është për korrupsion. Por, a nuk është korrupsioni edhe motivi që ka shprehur ndaj tij Departamenti i Shtetit në Uashington, kur e nxori atë non grata? Domethënë që ky është thelbi i kësaj çështjeje: non grata në Amerikë dhe padi penale kundër tij në SPAK. Por, për faktin se këto janë shenja frike që shpesh vijnë e ta humbasin ekuilibrin politik, çfarë po ndodh realisht me të korruptuarit në politikën aktuale në Shqipëri? Në fakt, tabloja reale është kjo: SPAK drejtohet nga FBI. FBI thërret prokurorët në Uashington. Uashingtoni ka thënë se do ta luftojë me dorë të hekurt korrupsionin në Tiranë. Atëherë, kjo na jep të kuptuar se SPAK duhet të jetë në prag të goditjes së madhe antikorrupsion. E pra, shqiptarët këtë po presin me pyetjen e tyre: Kur do të fillojë kjo goditje”, nënvizoi Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post