Deputeti i PD, Agron Shehaj është shprehur se nuk është më pjesë e grupit parlamentar, pasi është përjashtuar më herët nga Gazment Bardhi.
Në emisionin “Opinion” Shehaj deklaron se nuk është më pjesë as e PD. Ai thekson se partia duhet të rithemelohet vërtet me figura të reja intelektuale.
“Kjo nuk është alternativ. Asnjë nuk është alternativë tani, e Bashës jo e jo. Me Berishën Kam folur dhe i kam thënë të njëjtën gjë që po them. Kanë qenë përgjigje që nuk më kanë bindur. Këto shqetësime i kam ngritur që në verë, duhej një rithemelim i vërtet i PD, të vinin figura të reja, intelektual të rinj. Duhet t’i jepnim një zgjidhje. Mund të ishte krijimi i një partie të re. Në këto momente nuk do ketë parti të re. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar, jam përjashtuar. Gazment Bardhi më ka përjashtuar. Nuk i jam bashkuar mbledhjeve që ju përmendi, kam preferuar që të mos jem pjesë. Njerëzit te opozita njerëzit nuk shikojnë shpresë sepse ka një ngërç dhe nuk besoj se jemi alternativ në zgjedhjet e ardhshme. Unë propozoj që ne duhet të ndërtojmë një alternativë të besueshme të bënim një rinovim total, të bëhej një rinovim. Në momentin që kam vendosur që të mos jem më pjesë e PD, nuk pres tani që të rinovohet. Duhen figura të reja”,-tha Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post