Shqipëria do të kthehet në vendstrehimin e emigrantëve ilegalë që hyjnë në Itali. Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Georgia Meloni kanë nëshkruar një marrëveshje për ndërtimin e kampeve për emigrantët në vendin tonë.
Gjatë një vizite të kryeministrit Rama të panjoftuar për mediat në Itali, është nënshkruar marrëveshja mes tij dhe Melonit.
Rama ka thënë se Shqipëria “i është në borxh” Italisë, për çdo gjë që ka bërë ndër vite për vendin tonë, ndaj edhe do t’i ofrojë këtë ndihmë.
Mesa duket, Meloni e cila ka qenë një zë i fortë kundër valës së emigrantëve ilegalë që vijnë drejt Europës por nuk ka gjetur mbështetje te liderat e Bashkimit Europian, ka arritur të bindë kryeministrin Edi Rama.
Meloni ka thënë se pjesa e financimit të kampeve do të mbulohet nga Italia. Është ende e paqartë se sa është kapaciteti i emigrantëve që do të strehohen në Shqipëri, në të paktën një kamp që do të ngrihet në Shëngjin, ku do të presin deri sa t’u pranohet ose jo aplikimi për azil në Itali.
Nuk dihet se sa qendra të tilla do të ngrihen por besohet të jenë më shumë se një, pasi dhe Meloni është shprehur se “Shqipëria do të japë disa territore”.
“Italia është mbështetësja kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e sotme është shumë e rëndësishme. Ne jemi në Europë, jemi një shtet evropian. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër, me gjithë respektin.
Me një ndryshim historik kulturor. Të paguajmë atë borxh ndaj Italisë, flas për ditën e parë që kemi ardhur në brigjet italiane. Në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet“, tha ndër të tjera Rama.
Diskutime rreth kësaj post