Në fillim Kejsi Tola dhe më pas Samanta Karavella u tërhoqën nga gara për “Festivalin e Këngës” i cili do të mbahet në dhjetor. Teksa u përfol gjatë tërheqja e tyre pasi u shpall lista e fituesve, së fundmi në rrjet po përflitet se arsyeja e kësaj tërheqjeje është fituesi i paracaktuar, teksa vetë vajzat nuk kanë dhënë detaje mbi vendimin që kanë marrë.
Sipas komentuesve, Elsa Lila është fituese e paracaktuar dhe në një situatë të tillë këngëtaret në fjalë nuk kanë pranuar një garë jo të drejtë.
Kujtojmë që këtë vit mbahet edicioni i 62-të i “Festivali të Këngës”, dhe funksionon me publikun që përmes televotimit vendos se kush do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024, teksa është juria ajo që e përzgjedh fituesin e festivalit dhe çmimet e tjera.
Diskutime rreth kësaj post