Dalja e shtetasve të huaj nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah është ndaluar për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me evakuimin e pacientëve të lënduar.
BBC shkruan se qindra shtetas të huaj janë arratisur për kalimit në Egjipt gjatë ditëve të fundit, por këtë të shtunë asnjë shtetas i huaj apo pacient i plagosur nuk u lejua.
Qindra persona me pasaporta të huaja pritën në kufi, ndërkohë ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet. Sakaq Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi se qytetarët britanikë në Gaza nuk kishin mundur të largoheshin nga vendkalimi Rafah.
Diskutime rreth kësaj post