Zyrtarët e lartë të SPAK-ut, përfshirë Altin Dumanin, kanë përfunduar vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).
Prokurorët e SPAK u nisën drejt SHBA-ve pas lëshimit të masave, “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest me burg” për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu dhe pas hetimeve të tjera të bujshme, për krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivel të lartë.
Nga hetimi i këtyre dosjeve, prokurorët e posaçëm kanë marrë kërcënime dhe sulme politike, dhe duket se janë thirrur në SHBA për mbështetje morale.
Tashmë ata ndodhen në Shqipëri dhe pritet të nisin me hetimin e dosjeve të tjera të bujshme.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Shqipëri:
Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).
Diskutime rreth kësaj post