Pasditen e sotme në qendër të qytetit të Korçës është parë shkëputja e një fasade termoizolimi, pjesë e një pallati më zonën urbane. Moti i përkeqësuar si pasojë e stuhisë “Ciaran” që vjen nga Europa ka kapur gjithë qytetet e vendit dhe veçanërisht juglindjen e Shqipërisë.
Shkëputja e fasadës për fat të mirë nuk ka lënë të lënduar por kanë shkaktuar dëme në baret e pedonales.
Mbeten të paqarta shkaqet, por pallati ka jo më shumë se dy vjet që u vesh me shtresë termoizolimi nga bashkia e Korçës.
Diskutime rreth kësaj post