Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka zbardhur “prapaskenat” e kaosit të krijuar dje në Kuvend.
Sipas Berishës, Rama urdhëroi ligjvënësit e tij që t’i vërsuleshin deputetëve të opozitës, ndërsa shtoi se në kundërshtim me ligjin ai futi në Parlament polici dhe njerëz të armatosur.
“Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur”, tha Berisha.
Berisha hodhi akuza se SPAK shkoi në sallën e parlamentit për të sajuar, trilluar vepra kriminale.
“Nuk kishte asnjë vepër krimi, nuk pati të plagosur, pa le më më shumë. Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë, përveçse një proteste legjitime të opozitës”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post