Në konferencën e përjavshme për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha, u pyet nga gazetarët, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, dhe për faktin nëse do të paraqitet apo jo të hënën më GJKKO.
“Përgjigjen do e merrni më vonë”, tha Berisha. Mes të tjerash ai tha se do të mësojnë shumë shpejt detaje për gjyqtaren e çështjes së tij, Irena Gjoka.
“Nuk thashë asgjë…nëse unë shpreha këtë…Unë u shpreha këtu si zëdhënës i qytetarëve. Nuk jam i ri në këto denoncime. Situata është më e turpshme. Do të mësoni dhe për Irenën gjera se si zbaton ligjet. Prisni, durim!”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post