Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për media është shprehur se opozita nuk do ta bojkotojë Parlamentin.
“Nëse zbatohen kërkesat angazhohemi me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare. Ta harrojë kush se kemi projekt bojkotin e Parlamentit. Mund të thoshim kur të plotësoni kërkesat, kthehemi. Por jo, do të jemi në Parlament”, tha Berisha.
Berisha theksoi se kreu i qeverisë, Edi Rama urdhëroi ligjvënësit e tij që t’i vërsuleshin deputetëve të opozitës, ndërsa shtoi se kryeministri në kundërshtim me ligjin futi në Parlament polici dhe njerëz të armatosur.
“Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur”, tha ish-kryeministri.
Berisha hodhi akuza se SPAK shkoi në sallën e parlamentit për të sajuar, trilluar vepra kriminale.
“Nuk kishte asnjë vepër krimi, nuk pati të plagosur, pa le më më shumë. Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë, përveçse një proteste legjitime të opozitës”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post