Jeta e spikeres së Televizionit tonë ndahet mes Tiranës dhe Durrësit; mes dashurisë për punën dhe familjes. E ftuar në emisionin “Rudina”, Greta Duka është shprehur që për 17 vite me radhë vjen nga Durrësi në Tiranë për të bërë punën e saj në media.
Ajo tregon historinë me bashkëshortin, ku nga marrëdhënia e tyre vjen fruti i dashurisë, Encio. Greta Duka shprehet se djali tani ndodhet në Itali e se atje është duke vazhduar gjimnazin, por edhe ëndrrën e tij, sportin.
Në fillim spikerja tregon që nuk ka qenë dakord për ikjen e të birit në Itali, por Encio me argumentet e tij e kishte fituar ‘betejën’. Kjo ndarje nga djali sigurisht që nuk ishte e lehtë për Gretën, e cila thotë që kur bëhej gati për lajmet i mbusheshin “sytë me lot”.
Ajo çka e shtyn përpara Gretën është pasioni që ka për televizionin.
Rudina Magjistari: Si do ta përshkruaje ti Durrësin në kujtimet e tua?
Greta Duka: Durrësi një qytet bregdetar, një qytet shumë i bukur që unë kurrë nuk do ta ndërroja. Unë jetoj aktualisht në Durrës dhe unë e bëj përditë vajtje-ardhje Tiranën, për të ardhur dhe për të dhënë lajmet.
Rudina Magjistari: Vërtet, uau! Në fakt nuk është larg.
Greta Duka: Jo, 20 minuta.
Rudina Magjistari: Vihet shumë lehtë tani, por këtë nuk e dija që shkon dhe vjen dhe familjen e ke aty.
Greta Duka: Unë e bëj vajtje-ardhje pasi dhe familja jeton në Durrës, kështu që mua me Tiranën më lidh vetëm televizioni, puna.
Rudina Magjistari: Por ti ke vite që e bën këtë apo jo?
Greta Duka: Unë e bëj për 17 vite me radhë Tiranën përditë.
Rudina Magjistari: Çdo ditë vajtje-ardhje?
Greta Duka: Çdo ditë, çdo ditë.
Rudina Magjistari: Meriton duartrokitje, shumë e bukur.
Greta Duka: Kjo është fuqia, dashuria për punën. Unë këtë punë e bëj me pasion, pavarësisht se unë kam mbaruar për Shkenca Sociale dhe master në Qeverisje Administrim Publik. Unë kam zgjedhur televizionin dhe Miss Durrësi ka qenë trampolina për të kaluar në televizion.
Video:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post