Mbrëmjen e djeshme, recitali i këngëtares së njohur, Elsa Lila riktheu në skenë pas kaq shumë kohësh kantautori Pirro Çako. Të dy kënduan këngën e tyre aq shumë të pëlqyer, pas 16 vitesh, “Diferenca je ti”.
Por pas kësaj ngjitje në skenë, Pirro Çako ka zbuluar edhe një tjetër surprizë për ndjekësit. Ai do të kthehet në muzikë dhe ka gati këngët e rradhës.
“Se shpejti vjen “Shpirt” kenga e 1-re e “Triptik”-ut,i cili lindi krejt natyrshem ne kte faze te jetes time!”, shkruan Pirro.
Kujtojmë se rreth më shumë se 2 vite më parë, këngëtari dhe kompozitori i njohur Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Artisti i mirënjohur dhe partnerja e tij mirëpritën fëmijën e tyre të parë që e pagëzuan me emrin Amadeus. Lajmi i ardhjes në jetë të djalit u mbajt në fshehtësi të madhe nga këngëtari, por ishin miqtë e tij të cilët ndanë lajmin e ardhjes në jetë të tij.
Partnerja e Pirros është 20vite më e re në moshë se këngëtari, quhet Lertida Balili dhe në sistemin e drejtësisë është një emër mjaft i njohur, kjo falë pozicionit si Kancelare pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post