Babai i reperit të njohur, Mozzik, feston sot ditëlindjen. E në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet nga familjarët.
Por më i veçanti është ai i Mozzik. Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale dy fotografi. Në njërën është babai i tij me të kur ishte bebe, ndërsa në tjetrën babai me mbesën, Hana.
“Urime datëlindja Baba jem i dashtun! Ke qenë dhe vazhdon të jesh shtylla më e rëndësishme e familjes tonë. I pa thyer në të gjitha sferat jetësore, ky je ti. Andaj të urojmë shëndet e gjitha të mirat në jetë! Gëzuar! (Foto e parë jam unë dhe Baba, tjetrën Baba me vajzën time Hanën )”, ka shkruar Mozzik bashkëngjitur me fotot që kanë marrë shumë pëlqime dhe urime.
Diskutime rreth kësaj post