Deputeti demokrat, Dashnor Sula thotë se deklarata e Gazmentit Bardhit në emër të Grupit Parlamentar ka qenë shumë e qartë për pozicionimin e deputetëve, në lidhje me vënien nën hetim nga SPAK të ish kryeministrit Sali Berisha, për korrupsion.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sula u shpreh se Sali Berisha duhet t’i zgjidhë vetë problemet e tij, teksa shtoi se situata në seancën parlamentare ku pati tensione dhe dhunë, mund të jetë edhe një lojë e Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Kjo pasi deputetët e përjashtuar të PD u lejuan të hyjnë në Kuvend dhe të dukej se ata po mbështesin Berishën.
“Po të shtroj pyetjen unë, po mos jetë kjo edhe një lojë e Edi Ramës dhe mazhorancës pikërisht për këto probleme dhe po i bën nder Sali Berishës? Mund ta shtroj edhe këtë pyetje kështu unë.
Unë po flas për vete time dhe për kolegët e mi. Nuk jam njeri që shtirem dhe nuk dua të bëj politikë tani. Ose ne të flemë gjumë dhe t’i nënshtrohemi gjithçka çfarë thotë Edi Rama dhe Sali Berisha, ose të bëjmë politikë që të mbrojmë intersat e qytetarëve si ligjvënës, kaq është problemi. Po ta them këtë, ja e bëmë ne, çfarë fituam ne? As nuk e ndihmon fare Sali Berishën. Qëndrimi i zotit Bardhi me deklaratën në emër të Grupit Parlamentar, ka qenë e qartë dhe jemi shumë të qartë.
Ky aksion opozitar që kemi filluar, duhet të kërkojmë më shumë ndaj kësaj mazhorance, duhet të jemi më të fortë. Problemet personale, Sali Berisha t’i zgjidhë vetë, ai dhe çdokush tjetër. Unë jam politikan, jam deputet. Në çastin që shikoj që shkelet një e drejtë ligjitime e Grupit Parlamentar, e opozitës, unë do rri të hesht se ka problem Sali Berisha?”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post