Paketa e re fiskale për 2024, vjen me disa ndryshime, të cilat sugjerojnë rritje të të ardhurave në arkën e shtetit dhe rregullime në disa sektorë.
Qeveria ka vendosur një tavan 1.5% në rritjen 2-vjeçare të akcizave, e cila ishte e lidhur me direkt me normën e inflacionit.
Pra, akciza e karburanteve, birrës e verës nuk do të rritet me 11% sa rezultoi inflacioni 2022-2023, por shtesa do të jetë 1.5%.
Së dyti, me rekomandim të Bashkimit Evropian do të vendoset një taksë për industritë e hekurit, çimentos dhe prodhimit të ferro-kromit për emetimet e karbonit në mjedis. Këto kompani që përdorin qymyrin si lëndë të parë, paguajnë vetëm 3 lekë/ kg si taksë karboni, dhe nga viti 2024 deri në 2030 ato do të paguajnë 15 lekë/kg.
Qeveria synon të përjashtojë nga taksat, importin e mëshqerrave dhe insekteve, ku përfshihen edhe bletët. Kjo politikë, synon rritjet e krerëve në vend, zhvillimin e sektorit të bletarisë dhe stimulimin e prodhimit bio.
Ndërkohë do të ndryshohet dhe ligji për procedurat tatimore. Nëse kompanitë nuk paguajnë në kohë tatimin korporativ apo mbi të ardhurat personale do të ketë gjoba proporcionale dhe jo fikse. Çdo ditë e papaguar, gjobës do t’i shtohet një kamatë me 0.06% e detyrimit
Diskutime rreth kësaj post