Në një dalje për mediet, ish-deputeti Lefter Maliqi pas daljes nga SPAK deklaroi se dorëzoi materialet për atë që e quan krim zgjedhor në Kuçovë.
Ai tha se u pyet mbi një orë për një asfalt mbi asfalt ku Sallilari bëri një kilometër pa tenderim Salillari për Hajdarin, të cilin e konsideroi më keq se Safer Gjici.
Maliqi: Është hera e tretë që thirrem nga SPAK për shkak të krimit elektoral në Kuçovë të marrë nga mafia. Dorëzova provat filmike në SPAK për të filluar procedimit penal ndaj oligarkut Salillari dhe kryebashkiakut Kreshnik Hajdari. U pyeta mbi një orë për një asfalt mbi asfalt ku Salillari bëri një kilometër pa tenderim Salillari për Hajdarin, i cili është më keq se Safer Gjici.
Drejtuesit e SAPK-ut më thanë se janë vënë në lëvizje dhe kanë thirrur disa dëshmitarë. Kemi mbi një kilometër asfalt mbi asfalt. Ky oligark nuk ka bërë vetëm këtë rrugë, por edhe tendera të tjera. Para një viti e kanë akuzuar për një ujësjellës në Sinec ndërsa banorët nuk kanë asnjë ujë dhe SPAK-u ia dërgoi prokurorisë së Beratit, por nuk është bërë asgjë. Unë kam besim pavarësisht se me më vodhën mandatin të cilin do ta fitoj.
Diskutime rreth kësaj post