Historiani Hasan Bello ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për ceremoninë e Kolanës Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të. Bello u shpreh se kjo Kolanë ka zgjatur rreth 13 vjet dhe kanë marrë pjesë rreth 46 autorë të historisë shqiptare.
“Kjo është një kolanë me 5 vëllime e cila ka zgjatur rreth 13 vjet ku kanë marrë pjesë afërsisht 46 autorë të historisë shqiptare. Kryesisht peshën kryesore kanë mbajtur historianë të institutit të historisë në Tiranë.
Komisioni i Etikës merr vendimin, përjashtohen me 10 ditë 5 deputetë të opozitës, Korreshi me 3 ditë
Kanë marrë pjesë në këtë grup edhe historianë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Është hera e parë që historia e Shqipërisë shkruhet në mënyrë Kombëtare, pra këtu janë përfshirë edhe trojet shqiptare të Çamërisë, të Kosovës por edhe Diaspora”, tha ndër të tjera Bello.
Diskutime rreth kësaj post