Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar heshtjen e BE ndaj deklaratave nxitëse dhe të kreut të Republika Sërpska, Milorad Dodik, i cili flet pë “Serbinë e Madhe”.
Prmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkuan se është i befasuar nga mungesa e deritanishme e reagimit të BE-së dhe se shpreson që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt.
“Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, shkruan Rama.
Dodik deklaroi tre ditë më parë se Serbia e shekullit të ri do të jetë një shtet që do të përfshijë territoret e Bosnjes dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post