Ilir Meta është deklaruar në lidhje me faktin nëse është thirrur apo jo në SPAK gjatë ditëve të fundit duke theksuar se ky nuk është lajm. Sipas Metës, ai ka qenë disa herë në SPAK si kallëzues dhe do të shkonte nëse do ta thërrisnin duke i quajtur lajmet e përhapura gjatë ditëve të fundit si “të lodhura”.
“Këto janë lajme banale. Janë lajme pa asnjë përmbajtje, janë tema shumë të lodhura dhe po kështu nuk përbën asnjë lajm nëse Meta shkon në SPAK apo prokurori, pasi ka qenë një dallim shumë i madh i Metës ndaj Ramës dhe të tjerëve. Unë kam qenë në SPAK si denoncues me letra dhe shkresa. Kurrë nuk jam thirrur si kallëzuar. Kam qenë edhe si person në dijeni, por nuk jam thirrur dhe nuk kam asnjë shqetësim për të shkuarën time”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post