Pas 17 vitesh sukses dhe karrierë në ekranin e Top Channel, aktori i Portokalli Rezart Veleshnja ka ndarë lajmin se do të largohet, për ta parë tashmë në ekranin e MCN.
Mirëpo sipas tij largimi nuk ishte në mënyrën si ai do të dëshironte.
“Çezarit jepi hakun, në të kundërt i bie që nuk jemi artista,”-deklaroi Veleshnja.
Por në të njëjtin emision, Veleshja ka thumbuar Salsano Rrapin nëpërmjet një zhapiku të futur në skenë.
“Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës. Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”, shprehet Rezarti duke lënë qartë të kuptohet se bëhet fjalë për Salsano Rrapin./albeu
Diskutime rreth kësaj post