Jo vetëm bregdeti, por edhe zonat malore po ngjallin gjithmonë e më shumë interes për zhvillimin e turizmit, ku janë vetë banorët e zonave ata që po investojnë për zhvillimin e bujtinave dhe agroturizmit. Një prej tyre është edhe Marjana Koçeku, një sipërmarëse e re që drejton një agroturizëm në zonën e liqenit të Komanit dhe që ishte e ftuara e kryeministrit Edi Rama në episodin e shtatë të sezonit të dytë të podkastit “Flasim’’.
“Kur provoja kuzhinën italiane thoja, “Uau si bëjnë për spagetin këta italianët”. S’është ndonjë shkencë e jashtëzakonshme, por ne kemi ushqime që kanë histori shumë më të madhe nga pas, një traditë, një metamorfozë historike që zbërthen histori brezash edhe stilesh jete dhe ne i kemi harruar, i nënvlerësojmë, madje ndihemi inferiorë prej asaj që është e jona, që na përket. Kjo më bëri t’i kthej më shumë sytë nga vetja dhe tek rrënjët dhe më bëri ta shoh me një sy krejt tjetër vendin nga unë vija. Vendosa të kthehem.”
Për kryeministrin Edi Rama, historia e Marjanës është edhe historia e shumë të rinjve dhe të rejave të tjera që gjithnjë e më shumë po I kthejnë sytë nga vendlindja, por edhe një shembull për ata që mendojnë se e ardhmja e tyre është jashtë vendit.
“Unë mendoj që kush është i ri, kush ka energji, kush ka kapacitete fizike e mendore që t’ia vërë në dispozicion punës, kudo qoftë në emigracion, një pune të ndershme, por që është një punë me të ardhurat e zakonshme atje, e ka këtu në cilindo mal, në cilëndo luginë, në cilindo cep apo qoshe të humbur të Shqipërisë një copë tokë apo një gërmadhë dhe nuk i kushton vëmendjen dhe punën për të investuar, harron ose nuk kupton ose nuk ka parasysh diçka shumë të thjeshtë: fiton kështu më shumë se sa me atë punën e përditshme, të lodhshme, që është një punë që nuk e bën për kënaqësi por e bën se duhet të marrësh lekët që ti çosh në shtëpi, pa asnjë diskutim. Pra, nëse kursimet vendosen këtu, për këtë gjë, të sjell të ardhura më shumë se sa çdo lloj page e zakonshme në çdo lloj punëtorie apo fermer ku shqiptarët ofrojnë krahun e punës dhe një farë kualifikim.”
Duke vlerësuar zhvillimin turistik që përjetoi vendi ynë gjatë këtij viti, kreu i qeverisë theksoi se potenciali që ka vendi ynë është ende i madh.
“Unë mendoj që pasuria jonë më e madhe është nëpër male. Pra është gjithë ajo zona e virgjër, e paprekur që kur t’i vijë mendja, në kuptimin, më shumë sesa këtyre dallëndysheve të para si ti, e të tjerë dhe më shumë sesa pionerëve të kësaj pune dhe kur t’i kthehen maleve për t’i nxjerrë në ato potenciale, për t’i kthyer në në ekonomi, Shqipëria do të jetë një spektakël i kompletuar pastaj sepse deti e ka marrë rrugën e vet. Malet janë shumë më të vizituara, sesa çfarë duket për ata që nuk e dinë.”
Kreu i qeverisë shtoi se me investimet jo vetëm publike por edhe ato të sipërmarrësve privat shqipëria shumë shpejt do të kthehet një destinacion të pakobnkurrueshëm, ku turizmi detar gërshetohet me turizmin malor.
“Dhe e kuptojnë që nuk duhet të vazhdojnë të insistojnë në këtë, por duhet të investojnë, të përmirësojnë, të rrisin cilësinë. Edhe të shohësh lokalet nëpër Shqipëri janë spektakolare. Lokalet kanë shije, ka filluar një erë tjetër. Por në momentin kur do hyjnë malet në këtë lojë, kur malet të hyjnë me të gjithë potencialin e tyre në dispozicion të zhvillimit, atëherë Shqipëria do të jetë e pakonkurueshme, sepse brenda një kohe shumë të shkurtër, në distanca shumë të shkurtra do mund të ofrojë gjëra që janë komplet të ndyshme nga njëra – tjetra.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post