Akuzave të SPAK për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, këtë të shtunë ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj nëpërmjet një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.
Berisha theksoi se masa e vënë ndaj tij për detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës është tërësisht politike me qëllim për të sulmuar liderin e opozitës.
Teksa thotë se për privatizimin e ish-kompleksit Partizani janë fshehur qindra dokumente, Berisha deklaron se ndaj tij, dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe fëmijëve të tij nuk janë gjetur asnjë provë që vërteton se është shkelur ligji.
E vetmja shkelje ligjore, sipas tij, është ndryshimi i detinacionit të pronës që është bërë me firmën e Edi Ramës në kohën që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Beteja e opozitës ndaj Kryeministrit Rama do të fillojë nga Tirana dhe më pas do të përhapet në të gjithë Shqipërinë.
Berisha tregoi dhe detaje nga propozimi që i është bërë dy vite më parë për bashkëqeverisje të PD me PS.
PD nuk ka ende një vendim përfundimtar për nisjen e protestave, por si në mbledhjen e kryesisë ashtu dhe në atë të Këshillit Kombëtar u theksua nevoja për nisjen e tyre pasi të jenë mobilizuar strukturat e partisë në të gjithë vendin.
Diskutime rreth kësaj post