Është zbardhur debati në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, i cili në këto momente po zhvillohet pa praninë e mediave.
Sipas diskutimeve të bëra të ditura, Berisha është shprehur se protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie.
“Protesta e deputeteve mund te shkonte deri ne greve urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Ne parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s’na i lejonte.
Përveç mandateve qe vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do te zhvlerësojë deputetet. Ne do e vazhdojmë betejën ne kuvend.
Rames do ti bejme beteje ne cdo skaj te vendit. Do kemi burgosje; sakrifica por s’kemi rruge tjeter veç betejes. Nuk behemi shume pa nisur beteja. Kemi ndejt 2 muaj 500 vete dikur ne Bulevard. Merita juaj eshte te mendoje per reagim ndaj regjimit. Akuzat ndaj meje, pasi reaguam ne Kuvend.Ta kemi te qarte, nuk ka kthim pas deri ne realizimin e qëllimit”, mësohet se ka thënë Berisha.
Diskutime rreth kësaj post