Gazetari Artan Hoxha, zbuloi se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi në një vend të BE-së ku ndodhet prej disa muajsh, pasi u arratis nga Shqipëria, për të mos u përballur me drejtësinë.
“Në rastin konkret të Arben Ahmetajt, autoritetet shqiptare po kërkojnë ta lokalizojnë. Unë nuk besoj se këta nuk e dinë se ku është, sepse Ahmetaj ka bërë veprime konkrete në vendin ku qëndron, u është drejtuar strukturave, agjencive të zbatimit të ligjit”, tha Hoxha.
Sipas Artan Hoxhës, Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi që të mos ekstradohet në Shqipëri.
“Ka vende ku ne kemi marrëdhënie ekstradimi dhe nuk e sjell dot, si Adriatik Llalla në Itali. U kap Behar Bajri në Francë dhe gjykata franceze ka vendosur që ta sjellë në Shqipëri, por ai mund të aplikojë për azil. Nëse z. Ahmetaj, dhe unë di që ka aplikuar për lejeqëndrim apo qëndrim në një vend të BE-së, nuk mund të bëhet ekstradim nga ai vend për sa kohë që organet gjyqësore të atij vendi nuk janë shprehur për statusin e personit”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Diskutime rreth kësaj post