Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të premte një takim në një biznes të riparimit të mjeteve bujqësore në Baldushk. Teksa ka ndarë disa foto nga vizita e tij në biznesin e familjes Dybeli, Basha evidentoi dhe disa nga problematikat me të cilat ndeshen fermerët.
Ai tha se për të dhe Partinë Demokratike bujqësia do të jetë prioritet kyç që do të mbështetet me subvencione direkte dhe investime infrastrukturore. Në Baldushk vizitova biznesin e riparimit të mjeteve bujqësore të familjes Dybeli.
Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë realitet të hidhur ekonomik.
“Një nga çështjet kryesore që kam diskutuar gjatë në çdo takim me fermerët anembanë vendit, është ajo e korrupsionit me fondet e bujqësisë. Indinjata e tyre është e madhe, sepse kjo padrejtësi dëshmon jo vetëm babëzinë e kësaj qeverie, por edhe arrogancën me të cilën kanë tjetërsuar fondet IPARD të BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.
Për mua dhe PD, bujqësia duhet të jetë prioritet i çdo qeverisje dhe për këtë arsye duhet mbështetur me fonde për investime infrastrukturore, mbështetje direkte për fermerët dhe subvencion për biznesin prodhues, që jo vetëm nuk lë të shkojë dëm mundi dhe djersa e fermerëve, por është mundësi për të rritur punësimin në zonat rurale”, shkruan Basha në facebook.
Diskutime rreth kësaj post