Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se urdhri i gjykatës për paraqitjen e tij dy herë në muaj pranë oficerëve gjyqësorë është i paligjshëm.
Ndërsa i pyetur për veprimet e fundit të SPAK, ku ka sekuestruar pasuritë e Pëllumb Gjokës, Berisha tha se Jamarbër Malltëzit ia sekuestruan brenda një ore, ndërsa Gjokës, pasi i zbrazi llogaritë bankare.
“Profesor Abi Malltezit pa provuar pas tri vitesh asnjë shkelje ligjore i vendosin sekuestro brenda orës për të gjitha pronat e tij. Vrasësit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të skapistëve kriminele u detyruan ti vendosin sekuestron megjithëse duhet të dini një gjë, regjistrimet e bisedave dhe mesazheve në angro chat sky ss, gjykata franceze i ka pranuar si prova të mirëfillta.
Kanë kaluar dy muaj apo tre muaj dhe dje u kujtuan se ky problem ekziston. Merrni vesh ju tani çfarë organizate është Skapi. Për Pëllumb Gokën e Edi Ramës u kujtuan dje, ndërsa për këtë u kujtuan brenda një ore.
Pëllumb Gjokës iu dha mundësia që të zbrazte të gjitha llogaritë bankare. Kjo sekuestro iu vendos pasi zbrazi të gjitha llogaritë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post