Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar në emisionin “Opinion” se si i mësoi për herë të parë akuzat që ka ngritur SPAK ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha tha pasditen e së shtunës ndodhen në banesën e tij, teksa shtoi se nuk është i surprizuar për këtë çështje, por shtoi se nuk ka patur informacion se që masa e sigurisë dhënë nga GJKKO do të ekzekutohej të shtunën e 21 Tetorit.
Blendi Fevziu: A e dinit që ishte nën hetim kjo çështje? A ju kishin ardhur fjalë nga familjarë të z.Malltezi që ishin thirrur në SPAK? A kishit dijeni që kjo çështje mund të shpërthente së fundmi? A keni frikë nga SPAK-u?
Sali Berisha: Më kishin ardhur. Unë nuk jam kurrë kundër hetimit. Kallëzimi u bë publik nga Taulant Balla, ishte kallëzim fund e krye i rremë, dhe morën kohën e hetimit. Pas 3 vitesh hetimi, Jamarbër Malltezi paditi Taulant Ballën në SPAK për padi të rreme.
Blendi Fevziu: Si e mësuat lajmin?
Sali Berisha: Nuk kisha informacion. Në shtëpi isha, e mora vesh, nuk u çudita se ne jemi në regjim diktatorial, refjim mafioz. Në vendimin e tyre kanë përfshirë çdo pronë që ai ka patur para vitit 2005. Ky është stalinizëm i mirëfilltë. Nuk më çudisin këto.
Blendi Fevziu: Policët që erdhën në seli pse nuk pranuat që të takoheshit?
Sali Berisha: Ata nuk mund të shkelin në seli. Të shkojnë në banesë jo në seli. Në seli vetëm se sekretari i përgjithshëm i kishte patur vartës, edhe….por në seli nuk mund të shkelin.
Diskutime rreth kësaj post