Autoritetet suedeze kanë vendosur që pas skadimit të lejes së punës dhe qëndrimit, të deportohet irakiani Salwan Momika, i cili ka kryer provokime duke djegur Kuranin në Suedi muajt e fundit, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i shtypit i Zyrës së Emigracionit Jesper Tengroth tha në një deklaratë për kanalin “TV4” se Momika ka një leje pune dhe qëndrimi deri më 16 prill 2024.
Tengroth deklaroi se pas kësaj date nuk do t’i jepet leje qëndrimi dhe pune dhe Momika do të deportohet.
Duke u shprehur se këtë vendim e morën për shkak të një deklarate të rreme të Momikës, Tengroth tha: “Kemi zbuluar deklaratat e rreme të personit në aplikimin për vizë për leje qëndrimi dhe leje pune dhe për këtë arsye vendosëm ta deportojmë. Personit i ndalohet hyrja në Suedi për 5 vjet”, tha ai.
Momika pritet të apelojë vendimin e dëbimit dhe ta çojë çështjen në Gjykatën e Emigracionit.
Ndryshe, Momika këtë vit disa herë ka bërë provokim duke djegur dhe përdhosur Kuranin nën mbrojtjen e policisë.
Diskutime rreth kësaj post