Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur takimin mes kryeministrit të Kosovës, LAbin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
me anë të një postimi në “X” Rama ka përgëzuar kreun e qeverisë së Kosovës për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjatë ditë së sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ne Bruksel me liderët BE, ashtu si Kurti edhe Vuçiç ka zhvilluar të njëjtat takime.
Postimi i Ramës:
“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe.
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.
Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve..” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post