Presidenti Bajram Begaj, në një intervistë ndryshe nga ato që jemi mësuar a shohim, ka ndarë disa detaje “pikante” nga jeta e tij.
I ftuar në emisionin “Mirmëngjes Shqipëri”, Begaj ka ndarë detaje që nga mënyra se si nis dita e Presidentit, e deri te “legjendat” që thuhen për kreun e shtetit.
Si e nis ditën Presidenti?
Është shtëpia që duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar.
Dita nis me ardhjen në mëngjes, me takimin e stafit të ngushtë, që është sekretari i përgjithshëm dhe Drejtori i Kabinetit. Një kafe pune.
Ndajmë detyrat e ditës dhe çfarë duhet të bëjmë në vijimësi. Dhe secili të angazhohet në detyrat që i takon.
U bë një vit e pak që jam në këtë kostumin e politikës, edhe pse jam munduar të jem jashtë politikë së ditës.
Si është të jesh President?
Është nder, privilegj, përgjegjësi.
Nder, privilegj sepse të jesh qytetar i parë i Republikës nuk është pak. Por është p[përgjegjësi sepse përfaqëson unitetin e kombit, shtetin shqiptar dhe duhet të jesh në lartësinë e detyrës.
Si ka qenë dita e parë në Presidencë?
Për herë të parë erdha në presidencë ditën që mora detyrën. Emocion e sfida. Ju siguroj që e ndjej veten si qytetar normal.
Është dikush që provon gjithçka që ju konsumoni?
Është vetëm legjendë. I provoj vetë gjërat.
Si e pini kafen, me sheqer apo pak sheqer?
E pi pa sheqer, sepse jam sheqer vetë.
Diskutime rreth kësaj post