Ajo është një nga vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, si dhe ka qenë mjaft aktive në televizion që nga fillimet e karrierës së saj.
Është fjala për Kiara Titon, e cila pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, moderatorja e njohur fitoi shumë fansa dhe dashamirës, të cilët e mbështetën jo vetëm për lojën por edhe për lidhjen që krijoi me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli.
Së fundmi Kiara ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” disa postime ku shfaqet ajo e vogël teksa kërcen. E veshur me një triko, Tito kërcen shumë e lumtur ku tregon edhe talentin e saj në kërcim.
Postimin e parë ajo e shoqëron me një “emoji” të mallëngjyer duke treguar se ndoshta e ka marr malli për fëmijërinë e saj.
Ndërkohë në postimin e dytë Kiara shkruan:
“Jam te gjyshja dhe po hap kasetat, kam shumë memories kur kam qenë e vogël dhe jam e kënaqur për këtë fakt. Pa dhëmb në gojë dhe e lumtur, 18 janar 2003”.
Diskutime rreth kësaj post