Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 5512 m2 truall të bashkëshortit të ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Burime nga SPAK konfirmojnë se sekuestro është vendosur për hetimin e falsifikimit të aktit të marrjes së pronësisë mbi tokën.
Kujtojmë se Artan Gaçi u mor edhe në pyetje disa ditë më parë pas kallëzimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri e kallëzoi Gaçin dhe kryebashkiakun Jorgo Goro në SPAK për këtë truall.
Në lidhje me këtë lajmin ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një konferencë për mediat se mbështet çdo zbatim të ndershëm të ligjit.
“Ti krahason Artan Gaçin që ka marrë që ka marrë si investitor stagjegjik qindra dhe mijëra metra katrorë tokë publike dhuratë nga ministrja strategjike me Begeda Malltezin që morri tokën e vetë pas 50 vitesh të kofiskuar nga rregjimi komunist. A mund të ketë krahasim këtu? Nuk mund të ketë krahasim. E kam thënë dhe e them mbështes absolutisht çdo veprim të çdo punonjësit të organeve ligjzbatuse, çdo zbatim ligji por zbatim të ndershëm ligjit”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post