SPAK i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka. Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.
Ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi është paraqitur edhe pak javë më parë në ambientet e SPAK.
Mësohet se Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.
Në kallëzimin penal të kryer nga Beleri, ai akuzon kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Diskutime rreth kësaj post