38 vjeç dhe vazhdon të stërvitet fort dhe me rezultate në fushën e lojës si më klubin ashtu edhe më kombëtaren. Cristiano Ronaldo ka arritur çdo rekord të mundshëm personal, por sulmuesi nuk është ende i gatshëm të varë këpucët.
Futbollisti i Al-Nassr ende planifikon të bëjë një bilanc në fund të sezonit të ardhshëm, për të vendosur nëse do të vijojë te luajë apo do të ndalet.
E sigurtë është që nga klubi askush nuk do t’i thotë mjaft. Duke folur për mediat saudite, Ronaldo ka pranuar se në fund të këtij kampionati do të shohë nëse është ende mirë fizikisht.
Ronaldo është stërvitur fort dhe me gjithnjë me disiplinë. Tashmë që nga ana ekonomike ka arritur majat për një sportist, kënaqësia e vetme që merr është ajo prej tifozëve.
Edhe sa do të vazhdojë kjo nuk dihet, vetë ai thotë se do ta mendojë edhe një herë në fund të këtij sezoni.
Diskutime rreth kësaj post