Gazetari Artan Hoxha thotë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Sali Berishës, përputhet me akuzat e ngritura nga SHBA dhe Britani e Madhe që e kanë shpallur ish-Kryeministrin person non grata për korrupsion.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, gazetari Hoxha e krahason akuzën e SPAK ndaj Berishës me tekstin e Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken që ka shpallur non grata ish-Kryeministrin, për të cilat thotë se kanë ngjashmëri.
Sipas Hoxhës, hetimi ndaj Berishës për privatizimin e ish-kompleksit Partizani është një “lojë më e madhe”.
“Menjëherë pas veprimit që kreu SPAK, përfaqësuesi i ambasadës britanike që shkoi atje, kur dihet që Berisha ka një konflikt të hapur me Mbretërinë e Bashkuar për shkak të non gratës dhe qëndrimit të ashpër që ai ka mbajtur ndaj ambasadorit britanik. Ka qenë qëndrim permanent i Berishës, betejë të hapur me ata.
E dyta, përfaqësuesit e ambasadës amerikane që erdhën menjëherë të ndjekin procesin. Të gjitha çështjet, ne i kemi parë, që i kanë ndjekur përfaqësues të ambasadës amerikane, janë çështje që përfundojnë me verdiktin e SPAK-ut. Berisha ka një betejë të hapur, me SHBA sepse i kanë dhënë statusin non grata, dhe me Mbretërinë e Bashkuar. Të dyja shtetet kanë qenë prezent në proces.
Prandaj po them që ky është një proces që Berisha është më mirë të shkonte dhe të përballej sepse akuza që ka ngritur SPAK-u çuditërisht po të lexosh tekstin të Antony Blinken, të drejtuesit të DASH, është fiks sikur e ka shkruar ai. Lexo vendimin që ka ai për Berishën dhe pothuajse motamo është marrë nga atje është futur tek ky vendimi. Duket sikur ky vendim sot që është kaluar në gjykatë, shkon dhe përputhet me akuzën që ka bërë DASH dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo nuk është një çështje kaq e thjeshtë, kaq e vogël këtu brenda. Unë e shoh pak më të madhe si lojë, nuk është një lojë lokale, kam hall se është një lojë më e madhe. Kudo që kanë ardhur ata të dy me atë fletoren me kuadrate, proceset s’ke çfarë i bën më”, u shpreh gazetari Artan Hoxha në Opinion.
Diskutime rreth kësaj post