Seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë për t’u zhvilluar të mërkurën, ora 14:30, pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihen me aktet.
“Kemi një vendim të fundit të gjykatës sa i takon seancës për vlerësimin e masës për ish–kryeministrin Sali Berisha. Seanca është shtyrë dhe do të zhvillohet nesër në orën 14:30. Ndërkohë sot, dy avokatët depozituan një kallëzim në SPAK ku akuzonin gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre. Gjithashtu avokatët mbrojtës depozituan edhe një kërkesë tjetër për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka”, raportoi gazetari Ermal Vija.
“Seanca gjyqësore shtyhet për t’u zhvilluar nesër, dite e Mërkurë, ora 14:30, pasi mbrojtësit kërkuan kohe te njihen me aktet”, thuhet në njoftim.
Por veç kësaj, avokatët e ish-kryeministrit paditën gjyqtaren Irena Gjoka dhe kërkua përjashtimin e saj me pretendimin se ka shkelur kushtetutën duke nxjerrë një masë sigurie pa pyetur Kuvendin.
“Kemi bërë kallëzim në SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës’. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtimit. Ne nuk vijmë këtu për tre orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt, ne jemi për një mbrojte efektive dhe në kështu do presim vendim e gjykatës. Ai [Sali Berisha] na ka autorizuar ne dhe gjykata e pranoi të vijojë gjykimin në prezencë e mbrojtjes pasi në prokurën e posaçme të Berishës janë përfshirë të gjitha fazat e përfaqësimit”, tha Genc Gjokutaj, pas daljes nga ambientet e SPAK.
Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit të ish-klubit Partizani nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.
Diskutime rreth kësaj post