Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se do të shkojë në gjykatë sa herë që të thirret nëse hiqet masa e sigurisë sipas tij antikushtetuese.
I pyetur nga gazetarët lidhur me prezencën e avokatëve të tij në GJKKO Berisha u shpreh se respekton gjykatën por vendosja e masës ndaj tij pa autorizimi nga kuvendi është në shkelje të plotë të kushtetutës.
“Është ndryshe, nuk është se unë nuk e pranoj gjykatën, me seriozitetin më të madh, se unë sa herë të thirrem do shkoj. Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë do shkoj apo jo unë. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e ligjeve dhe kushtetutës së vendit. Se ka një gjykatës e të papërgjegjshëm që i lejon vetes një vendim antikushtetues, unë s’ia lejoj. Jam për barazi të plotë të qytetarëve para ligjit, deputeti të ruajë veten, të punojë. Në këtë mënyrë siç i bën Rama është republikë e drogës”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post