Gjykata e Posaçme vendosi të martën, ora 14:00, të marrë në pyetje Sali Berishën në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Analisti Mentor Nazarko tha në Abc News, thotë se duket që kjo është beteja e fundit e Sali Berishës. Ai shtoi se është thyer miti i paprekshmërisë me këtë goditje që ka bërë SPAK.
“Probabiliteti është I lartë që të ndodhi kjo, që t’i përgjigjemi me “po” pyetjes suaj, që është beteja e fundit, sepse është një betejë që do ta zhvillojë njëkohësisht në dy fronte, juridik dhe politike. Duket që partia nuk e ndjek, të paktën nga raportimet e deritanishme dhe duket se do jetë një betejë që do t’i marrë shumë kohë dhe, do jetë e gjatë dhe besohet se do jetë e fundit. U thye miti i paprekshmërisë dhe i fuqisë së tij absolute përballë shtetit”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post