Jamarbër Malltezi, i arrestuar dy ditë më parë pas hetimeve të SPAK për “Partizanin”, ka mbërritur në gjykatë, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, u vu në pranga, me akuzën për 2 vepra penale, ndërsa për ndërtuesin Fatmir Bektashi u vendos masa detyrim paraqitje për shkak të moshës.
Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-Klubit Sportiv Partizani.
Sipas dosjes voluminoze të SPAK, Malltezi, nëpërmjet investimit te kompania “Homeplan shpk”, që ka kryer ndërtimet tek ish-kompleksi sportiv “Partizani” ka përfituar 5.4 mln euro që sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë para të jashtëligjshme pasi nuk ka qenë investitor duke fshehur kështu origjinën e parave. Ai dyshohet ka shfrytëzuar ndërtuesin Fatmir Bektashi, për t’i pastruar këto para.
Diskutime rreth kësaj post