Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar “kosh mbeturinash” dosjen e SPAK në lidhje me akuzat ndaj tij dhe Malltezit duke thënë se ky i fundit është arrestuar vetëm se është dhëndri i tij.
“Ajo është një kosh me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime dhe trillime monstruoze, të cilat faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndri im.
Në këtë rast deklaroj se cilido që lexon paçavuren dacibao të Ramës dhe skapistëve të tij, vetiu arrin në këto konkluzione. Në privatizimin e kompleksit të klubit Partizani, në zinxhirin e pafundëm të shpifjeve, pas tre vitesh të bazuar në kallëzimin e rremë politik, Edvini dhe larot e tij, nuk janë në gjendje të japin as dhe një provë, fakt apo dokument të vetëm se në procedurat e privatizimit të klubit Partizani është shkelur ndonjë ligj, normë apo praktikë ligjore e këtij vendi”, tha Berisha.
Ish-kryeministri shprehet se ka një mori shpifjesh në këtë dosje të hapur pas kallëzimit politik nga Balla.
“Edvini dhe larot e tij nuk kanë qenë në gjendje të japin asnjë fakt që fakton se është shkelur ndonjë rregull gjatë procedurave të privatizimit të ish-klubit partizani. Së dyti, pas tre vitesh hetime nuk kanë gjetur asnjë provë të vetme, që toka e kthyer nuk ka qenë trashëgimi e familjarëve, përveç pishinës, që ka qenë pjesë e klubit Partizani që ka qëenë detyrim ligjor për t’u privatizuar”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tha se privatizimin e ish-klubit Partizani e ka nisur Fatos Nano dhe jo ai.
“Këto dokumente ata i kanë fshehur dhe më akuzojnë mua dhe dhëndrin tim me akuza të paqëna. Ata thonë se procesi i privatizimit ka nisur në vitin 2007, pork y është një mashtrm publik që përbën vepër penale pasi fshehin dhjetëra dokumente. Këto dokumente konfirmojnë se proceset e njohjes së pronës për pesë familjet ka nisur në vitin 1994 dha ka përfunduar para vitit 2005”, shtoi Berisha duke shtuar se SPAK aludon pa prova se ishte Berisha ai që nisi proceset për kthimin e pronave, përdorimin e letrave me vlerë, etj., i kishte marrë për të favorizuar dhëndrin e tij.
“Në fakt, dhëndri im ka marrë vetëm 10% të pronave që i takojnë. Këta thonë se unë zgjata me një vit kohën e dorëzimit të dokumenteve për ish-pronarët në kuadër të kthimit të pronave. Po mirë unë, po Fatos Nano që e shtyu me dy vjet, për dhëndrin tim e bëri?“, tha Berisha. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post