I njohur ndryshe si “Doktori i Portokallisë”, Erdit Asllanaj erdhi në rrëfim krejt tjetër larg petkut të rolit. Erditi na tregon anën e ndjeshme të tij dhe pikën e dobët. Pse la Shqipërinë për Francën dhe kush e bindi të rikthehej?
Ai gjithashtu ka bërë një interpretimi në studio, duke mbushur me lot moderatoren Erjona Rusi dhe duke drithëruar publikun.
“Duke larë babanë”
Kjo është një poezi e shkruar nga nga Ilir Kadia. Për fat të mirë Erdit Asllanaj i ka të dy prindërit me shëndet të plotë dhe madje e surprizuan edhe në studio me një mesazh.
Në rrëfimin e tij, Erditi ka folur për rrugën që mori drejt Francës, për të jetuar atje, duke lënë pas një karrierë mjaft të suksesshme në Shqipëri si edhe duke u ndarë nga familja e tij.
“Me mbërritjen time në Francë, hoqa “xhaketën” e aktorit”, nis rrëfimin e tij Erditi.
Aktori ka treguar se fillimisht nisi të punonte si barist dhe arsyeja pse zgjodhi të bënte këtë punë, kishte të bënte me faktin se dëshironte të ishte në kontakt me njerëzit dhe në këtë mënyrë mund të mësonte gjuhën. Ai gjithashtu ka treguar se ka bërë shumë punë vullnetare.
Ndërkohë që është rikthyer për sezonin e ri të Portokallisë, Erditi është larguar nga fansat por gjysma e zemrës së tij është atje pasi partnerja e aktorit nuk është kthyer, por vijon ende të jetë atje.
Video:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post