Artan Hoxha është përballur disa vite më parë me një lidhje LIVE me Sali Berishen me akuza të forta ndaj njeri-tjetrit. Në atë debat, Hoxha i tha Berishës se “do të shkonte në gjykatë me barrel si Pinocheti”.
Sot, SPAK lëshoi dy urdhër arreste per Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin dhe një “detyrim paraqitje” për Berishën duke bërë që Hoxha t’i rikthehej deklaratës së tij për ish-kryeministrin dhe Pinochetin.
Postimi i Artan Hoxhës
“Ishte vjeshta, e vitit 1998.
Muaji tetor, si tani.
Plot, 25 vite më parë, më datë 16 tetor,
ish-diktatori kilian, gjenerali dhe senatori i perjetshem Augusto Pinochet-Ugarte, u arrestua në bazë të një urdhër-arresti spanjoll, në ambientet e një klinike private në Londër….
Edhe pse, në moshën 84-vjeçare, ish-diktatori Pinochet, u shoqerua në ambientet e izolimit me një karrocë me rrota..”
Diskutime rreth kësaj post