“Sali Berisha po lufton diktaturën”. Kështu deklaroi ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha në një konferencë urgjente për mediet ditën e sotme, pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në aeroportin e Rinasit.
Berisha deklaroi se Malltezi nuk është marrë në pyetje gjatë tre vitete që SPAK ka hetuar privatizimin e ish-klubit Partizani, aferë për të cilën akuzohet Malltezi.
Berisha: Pas kësaj çështjeje fshihet Edi Rama.
Gazetari: Edi Rama nuk ka shpëtuar dot as të tijët.
Berisha: Ata që besojnë këtë mashtrojnë veten. Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama. Unë nuk e pranoj kurrë që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Faturat e hoteleve ia ka dorëzyar Linda Rama dhe unë këtë nuk e pranoj. Për të mos thënë disa gjëra të tjera…do ketë kohë…
Berisha: Kanë fikur dritat në qytete të tëra që mos ndjekin konferencën time. Frikacakë…..
Diskutime rreth kësaj post