Përtej fushës së blertë, jeta e futbollistëve është lidhur gjithmonë ngushtë me median rozë.
Të shumta janë historitë e tyre me vajzat VIP që kanë shkaktuar “tërmet” në të gjithë botën.
Por për tu ndalur te djemtë e kombëtares që së fundmi kanë bërë krenarë shqiptarët duke i afruar një hap pranë Euro 2024, 2 janë ata që janë bërë viral në rrjetet sociale dhe mbeten ende single.
Bëhet fjalë për Asanin dhe Seferin.
Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në fushatën kualifikuese të “Europianit Gjermani 2024”. Ai gjithashtu luajti titullar në miqësoren kundër Bullgarisë, ku u zëvendësua në pjesën e dytë.
Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit, por duket se interes ka pasur edhe për jetën e tij private. 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është ndër futbollistët më të mirë të kësaj kombëtareje, por duket se me jetën private ka ende shumë punë për të bërë.
Pas fitores së fundit, sulmuesi shqiptar ka zgjedhur që të festojë me këngëtaren e njohur shqiptare, Samanta Karavella, me këtë të fundit që ka postuar një foto ku shfaqet me Asanin dhe menaxherin e saj, Arian Demolli. Megjithatë, përtej kësaj fotoje, Asani është “single” dhe nuk ka asnjë partnere në krah. Megjithatë, tashmë me gjasa kërkesat për të janë shtuar.
Goli i dha një vëmendje të madhe edhe Taulant Seferit. Djali nga Maqedonia e Veriut është shndërruar në të preferuarin e femrave.
Dhe lajmi i mirë është që Seferi është beqar. Në rrjetet e tij sociale, nuk ka asnjë gjurmë femre, duke na zbuluar se është ende në dispozicion për të gjitha të interesuarat.
Diskutime rreth kësaj post