Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhilloi sot ditën e parë të turit tij në Kalabri. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbershe me emrin Puheri.
Kreu i shtetit u prit nga autoritetet vendore dhe komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe të hareshme. Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshë, e shoqëruan kreun e shtetit përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine.
Gjatë qëndrimit në provincën Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe,“San Nicola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizzi”.
Presidenti i Republikës u prit nga qytetarë të shumtë në “Carfizzi” dhe në sheshin qendror u zbulua një pllaakatë e vendosur ne dedikim të kësaj vizite. Ceremoia kulmoi në Pallagario, aty ku gjendet dhe kisha me dy “Këmbanat që Flasin”.
Nga sheshi “Santa Filomena”, Presidenti Begaj iu drejtua të pranishmëve më një fjalim, ku vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.
“Përvec anës institucionale, kjo vizitë ka dhe një anë shumë të madhe emocionale. Është emocion jashtëzakonisht i fortë të shikosh këta fëmijë të vegjël me flamurin shqiptar dhe italian dhe të përshendesin shqip ”Mirëseerdhët!”
Para pak muajsh bëra një vizitë shtetërore dhe u takova me Presidentin Matarela dhe ditën pasuese bëra një vizitë në “Vila Badesa”. Shqiptarë të lëvizur 400 vite më parë nga Jugu i Shqipërisë.
Ajo që ështe përbashkët me atë që shoh sot, është se ata morën me vete dhe një pjesë të ushqimit të tyre shpirtëror që unë e pash këtu brenda në kishë” .
Kreu i shtetit ritheksoi rolin patriotik të atdhetarit Anselmo Lorecchio, i cili me gazetën “Kombi Shiptar” kryesoi dhe frymëzoi lëvizjen intelektuale të arbëreshëve.
“Jam këtu për te vlerësuar të gjitha autoritetet dhe figurat e shquara të arbëreshëve të Kalabrisë. Anselmo Lorecchio është njëri prej tyre. Nuk reshti për 40 vjet duke mbrojtur cështjen e vendlindjes së tij.”
I pash dhe nga dy këmbanat e familjes së tij që janë prezente . Ja thash dhe dikujt nga familja që për mua , përkthimi i asaj që pash i atyre dy këmbanave të orientuara dhe që shikojnë nga Shqipëria; njëra tregon për dashurinë e madhe që ju keni për vendin tuaj ,për Shqipërinë dhe Italinë.
Për shëndetin dhe për të mirat e Italisë dhe Shqipërisë dhe tjetra që ka të bëjë me mbrojtjen e gjërave të vecanta, që kanë të bëjnë me atdheun tonë, gjuhën kulturën traditën, zakonet, veshjet tona. Sot i shpreh Italisë mike që ne jemi shumë mirënjohës. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë:” Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe nuk ka më të mirë se sa marrëdhia jonë mes dy shteteve.”
Jemi shumë afër, na ndan një det, por kemi dhe një bashkësi shqiptarësh të ardhur 600 vjet më parë dhe një bashkësi të re shiptarësh të adhur 32 vjet më parë, që janë shumë mirë të integruar në shoqëinë italiane.
Faleminderit shumë familjeve italiane , shtetit italian për gjithcka që ka bërë për shqiptarët.
Kemi shumë mundësi dhe duhet të punojmë që këto mundësi t’i shfrytëzojmë me oportunitete për të bërë shumë gjëra në ineters të përbashkët të dy vendeve. Unë ju siguroj që kjo nuk do të jetë vizita ime e fundit në këtë vend të mekullueshem . Gjatë gjithë mandatit tim do të shkoj në cdo vend ku ka shqiptarë, ku ka arbëresh.
Kreu i shtetit u shprehu falenderim autoriteteve lokale dhe komunitetit abëresh për mikpritjen dhe gjithcka kanë bërë për të mbojtur identitetin kombëtar .
Diskutime rreth kësaj post