Deputeti Flamur Noka ka komentuar incidentin e ditës së djeshme në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe parlamentin, duke bërë që seanca të ndërpritet.
Në një intervistë televizive, Noka theksoi se u janë dhunuar të drejtat duke shtuar se do të diskutojnë se si do të vijojnë më tej në lidhje me qëndrimet e tyre.
Më tej ai shtoi se kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë listën e personave që do të përjashtoheshin nga Kuvendi.
“Dje bëmë një reagim në lidhje me dhunimin e të drejtave tona. Do të mblidhemi dhe do të vendosim hapat e mëtejshëm. Çdo akt demokratik do të jetë në tryezën e bisedimeve për të marrë dhe për të vendosur më tej. E vetmja gjë që nuk mund të jetë pjesë e diskutimeve dhe tryezës është bojkoti parlamentar. Askush nuk i njeh këto përjashtime. E kanë tentuar që të na përjashtojnë me sms e Ramës. Dje listën e armiqve që do të përjashtoheshin do t’I përcaktoheshin nga Sulltani”-tha ai.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati I Etikës përjashtoi për 10 ditë nga Kuvendi 26 deputetë.
Diskutime rreth kësaj post