Kanë dalë jashtë ambienteve të parlamentit deputetët demokratë. Që prej orës 10:00 ata ndodheshin në sallën ku zhvillohen seancat plenare.
Deputetët e opozitës reaguan këtë të enjte në seancë plenare, duke bllokuar vendet e ministrave në Kuvend, ndërsa ish-kryeministri Berisha fliste në Foltoren e Kuvendit.
Në këto kushte nënkryetarja Ermonela Felaj shtyu për një ditë tjetër seancën e sotme, ndërsa deputetët e PS u larguan.
Por deputetët demokratë vijuan të qëndronin në Kuvend edhe pse në ambientet e Kuvendit u fikën dritat. Ata përcollën mesazhet e tyre përmes lidhjes “Live” në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkaq, në një prononcim për gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se pas diskutimeve opozita ka vendosur të vijojë aksionin opozitar.
“Pas diskutimeve kemi vendosur të vijojmë aksionin tonë opozitar për të kthyer parlamentin në zbatimin e rregullave. Kemi konstatuar pavlefshmërinë e urdhrit të Edi Ramës për të përjashtuar nga veprimtaria parlamentare të deputetëve. U kërkojmë këtyre që firmosin të mësojnë edhe matematikën e klasës së parë, pasi thonë se na përjashtuan për 10 ditë, kur në fakt afati del 11 ditë. Kjo tregon sa të verbër janë kur firmosin. Mazhoranca dhe grupi i PS t’i kthehen arsyes dhe zbatimit të kushtetutës. Patjetër që do vijmë në seancë dhe do marrim pjesë në çdo mbledhje komisionesh. Çdo kërkesë e jona është e drejtë. Rama nuk na do në parlament, por ne do jemi në parlament”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post