Historiani shqiptar Naim Flamuri, ka habitur me deklaratën e tij të fundit në një studio televizive, ku ka deklaruar se emri i kryeqytetit të Anglisë vjen nga një fshat shqiptar shumë pranë Tiranës.
I ftuar në “Euronews”, Flamuri ka thënë se emri i Londrës vjen nga fjala shqipe “Lundër”, emër të cilin e mban dhe një fshat në dalje të Tiranës.
Sipas tij këtë nuk e thotë ai, por e ka pranuar një gjyhëtar amerikan që jeton në Australi.
“Për fat të mirë ne historinë e kemi të dëshmuar me fakte dhe dokumente. Në vitin 1997 kur publikova librin për popullin shqiptar të gjithë donin të ma mbyllnin gojën. Para disa javësh këtu në Australi thanë që Londra e kishte origjinën nga fjala “Lundër”. Ishte gjuhtari amerikan që e tha këtë”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post